Aksioni i opozitës në Kuvend, për kryeministrin Edi Rama është një tregues i qartë se opozita nuk mund të punojë për ndërtimin e Shqipërisë. Për t’iu treguar të rinjve që kanë aplikuar te platforma “Deputeti që Duam” se me fuqinë e politikës mund të bësh mirë apo keq për vendit, kreu i qeverisë tregoi një fotografi të zjarrit të karrigeve para Kuvendit.

Teksa vlerësoi reformat e ndërmarra, theksoi objektivin për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE deri në vitin 2030. Aspirantëve për deputet në zgjedhjet e 2025, Rama i paralajmëroi edhe për paragjykimet që do të kenë në momentin që do të bëhen pjesë e skuadrës socialiste.

Kreu i qeverisë theksoi rritjen ekonomike që ka pësuar vendi gjatë qeverisjes së tij, duke shtuar se tashmë një vëmendje të veçantë do u jepet pensionistëve.

Klan News