Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Çerenecit – Peshkopi po vijojnë me ritme të shpejta. 

Zv.kryeminsitrja njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektojë punimet dhe sipas saj ky segment, plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më shumë distancën mes Dibrës dhe Tiranës.

Balluku tha se Dibra është bërë pjesë e guidave turistike, dhe me investimet në infrastrukturë, siç është dhe tuneli i Murrizit,  pritet të ketë një zhvillim të madh ekonomik.  

Në dy kilometrat e parë të kësaj vepre ka nisur hedhja e shtresave të para asfaltike, ndërsa po vijon puna në pjesën tjetër të saj. Përmes kësaj ndërhyrjeje shkurtohet distanca me afro 2.5 kilometra, krahasuar me rrugën ekzistuese, Maqellarë-Peshkopi.

Klan News