Edhe pse Dembele është larguar nga Borussia Dortmund në 2017,  klubi gjerman vazhdon të përfitojë ekonomikisht.

Në atë vit Barcelona arriti një marrëveshje me Borussian për lojtarin francez për shumën 105 milionë Euro. Katalanasit kishin shitur Neymar te PSG dhe shpresuar që Dembele të ishte zëvendësuesi më i përshtatshëm.

Por transferimi i tij në Spanjë rezultoi në një dështim për balugranat. Kjo u kuptua shpejt dhe ata e shitën lojtarin tek PSG për 50 milionë Euro.

Duke pranuar një humbje të madhe financiarë gatoi 50%. Por tashmë pas 7 vitesh nga blerja e tij tek Dortmund mund të thuhet se ka përfunduar. Kjo pasi më në fund janë përmbushur klauzolat e kontratës fillestare.

Sikurse raporton Gazeta gjermane Bild, Barcelonës Dembele i ka kushtuar afërsisht 150 milionë Euro.

Në fakt, për shkak të këtij goli të shënuar me kombëtaren franceze kundër Belgjikës më 9 Shtator, u aktivizua një tjetër bonus i parashikuar në marrëveshjen mes katalanasve dhe Dortmundit në vitin 2017. Një gol që e çoi shifrën e Blaugranës saktësisht në 148 milionë, pasi 43 milionë ishin bonuset.

Një nga operacionet më të shtrenjta në historinë e futbollit, i cili megjithatë nuk solli rezultatet e dëshiruara dhe që, përkundrazi, ndikoi në planet e klubit katalanas për shumë vite me efekte negative në buxhet të cilat ende mund të shihen. Si dhe një nga përfitimet rekord për gjermanët e Borussia Dortmund.

Tv Klan