Mbetet emri më i lakuar në merkaton e Barcelonës prej kohësh, por në mendjen e Raphnha-s nuk ka asnjë dyshim.
Pavarësisht se sa para i ofrohen, 27-vjeçari ka besim se është një pjesë e rëndësishme e klubit katalanas.
Braziliani u konsiderua si një minierë ari për Barcelonën, pasi me largimin e tij do të mbushnin arkat, por synimi i tij ishte gjithmonë të qëndronte Blaugrana.
Sipas mediave spanjolle, anësori i sulmit ishte shumë pranë kalimit në Arabinë Saudite, madje i ishte ofruar 100 milionë Euro pagë për marrëveshjen që do të zgjaste 4 vite.
Shifër e njëjtë me atë që do paguhej në arkat e Barcelonës, gjithsesi pa miratimin e Raphinha bëri që oferta të refuzohej.
Largimi i futbollistit shihej si opsion edhe për të sjellë tek Barcelona Niko Uilliams. Dy lojtarët kanë cilësi të ndryshme, me yllin e Bilbaos që përveçse talentit ka edhe moshë më të re se braziliani.
Sezoni ka nisur mirë për Raphinhën dhe nëse mban këtë ritëm në fushën e lojës, shitja do të ishte opsion që do refuzohej.
Interes për 27-vjeçarin kishte edhe nga klubet e Premier League angleze, me Newcastle që kërkonte për të forcuar skuadrën, ndërsa Arsenal dhe Manchester United për të shtuar një armë plus në garën për titullin kampion.
Klan News