Basha: Qeveria të rishikojë aktin normativ


Basha: Qeveria të rishikojë aktin normativ

15:40 31/03/2020

“Të trefishohet  paketa financiare, të anulohen tenderat e koncensionet e panevojshëm”

Teksa në Shqipëri numri i të prekurve nga COVID -19 po rritet, kreu i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar shtimin me urgjencë të testimeve, duke e ftuar qeverinë që të bëjë transparencë.

Të pamjaftueshme e cilëson paketën financiare të qeverisë, duke sugjeruar trefishim të saj.  

“Duke marrë shkas nga akti normativ për seleksionimin e bizneseve, 30 mijë përfitojnë, 70 mijë jo. I gjithë biznesi i mbyllur. Ka nevojë për një paketë realiste, të paktën si Kosova. Paketa e sotme e pamjaftueshme. Ka nisur kalbëzimi i strukturës ekonomike. Do ketë pasoja të parikuperueshme. Ka 3 javë që kemi paraqitur paketën. Akoma s’kemi asnjë disbursim. Ka nevojë për likuiditet, ka nevojë për cash. Si për familjet ashtu dhe për bizneset që të mos çohen drejt një kolapsi ekonomik. Duhet të trefishohet paketa. Kjo është e zbatueshme dhe duhet anuluar çdo shpenzim tjetër”.

Paratë thotë se janë nëse anulohen tenderat e koncesionet e panevojshme.

“Tender të 9 Marsit për blerje qeleshesh me një vlerë prej 2 mijë Lekësh të vjetra. Anulo 120 milionë Euro kontrata koncensionare si fillim. Sot e ke krejtësisht të mundur me ligjin për fatkeqësinë natyrore. Së dyti, rialoko 140 milionë Euro të tjera nga shpenzime operative, shpenzime luksi dhe shpenzime të tjera të cilat nuk janë domosdoshmëri në kushtet e krizës. Kjo shumë do të mjaftonte për të administruar të paktën 2 ndoshta 3 muaj të një situate të tillë”.

Për këtë arsye sugjeron rishikim të aktit normativ.

“Nga zbardhja e aktit normativ duket qartë që numri i bizneseve që mund të përfitojnë nga kjo shumë nuk kalojnë 1/3 e të regjistruara në Shqipëri. Injektim i parave direkt dhe shtyrjen e detyrimeve financiare që operojnë në kushte të vështira, është plotësisht e mundur, kjo kërkon që qeveria të rialokojë fondet. Sot akti normativ duhet të rialokohet, njerëzit s’kanë më para”.

Basha thotë se Partia Demokratike e ka një faturë për përballimin e krizës financiare dhe asaj humanitare.

I pyetur nëse e sheh si masë positive nga ana e qeverisë  rritjen dhe indeksimin e pensioneve me 2.45%, jep këtë përgjigje: “Duhet ta shoh, po çdo indeksim është normal dhe nuk mjafton në kohë krize”.

Në këtë situatë të jashtëzakonshme që po kalon vendi apeli i kryedemokratit shkoi sërish për shqiptarët të tregojnë mirëkuptim pasi distancimi fizik është mënyra për të mos u infektuar nga COVID-19.

Tv Klan



Të ngjashme