Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa nga afër situatën e shkaktuar nga përmbytjet në Bashkinë e Kamzës.

Më të prekura janë zona e Valiasit dhe ajo e Frutikulturës.

Basha i kërkoi qeverisë të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe i këshilloi ata të bashkëpunojnë me Emergjencat Civile për të shmangur çdo humbje njerëzore. Basha tha se situata mund të përkeqësohet në orët në vijim ndaj prioritet është jeta e njerëzve.

“Situata do të përkeqësohet prapë sonte. Të nxjerrim njerëzit, të shpëtojmë njerëzit. Mos të rrinë pas lopëve, por të shpëtojnë njerëzit, pastaj hap pas hapi të tjerat. Vëmendja kryesore duhet patur tek jeta e njerëzve.”

Përfaqësues të pushtetit lokal thanë se u shpëtuan 250 familje dhe se përmbytjet ndodhën për shkak të hapjes së liqenit të Bovillës.

Tv Klan