Lajme Arkiva 2003

Fëmijët lypsa që vijnë nga familjet me kushte tepër të vështira ekonomike ju dha mundësia ti largohen trotuareve. Një projekt i vënë në jetë nga Bashkia e Tiranës dhe shërbimi social ndërkombëtar zyra e Shqipërisë me anë të ndihmës financiare me ushqime dhënë familjeve të këtyre fëmijëve bëri të mundur që këta të furnit të mos lypin më trotuareve të Tiranës.

“U është ofruar fëmijëve shkollim. Njëkohësisht për ti bërë ata të interesuar që të marrin pjesë në këtë projekt u jepet një paketë ushqimore, u jepet veshmbathje për fëmijët muaj për muaj, librat të gjitha objektet që duhen për shkollën, për fëmijën. Gjithashtu janë trajtuar fëmijët dhe familjet nga ana shëndetësore”.

Sipas të dhënave të marra nga Bashkia e Tiranës, nga kjo ndihmë kanë përfituar 50 fëmijë të cilët dikur i shihje duke lypur.

Nga sondazhet e kryera në të njëjtat kushte me ta ishin 120 fëmijë. Shumë prej tyre u sistemuan në shkolla dhe kopshte ndërsa prindërve të tyre ju ofrua edhe punë fizike. Vështirësia qëndron se punëmarrës të ndryshëm paragjykojnë origjinën e këtyre familjeve fëmijët e të cilëve kanë qenë lypës.

“Ka qenë shumë e vështirë për ti bindur. Vetëm 15 kanë pranuar ti mbanin pasi ka një lloj paragjykimi për këtë shtresë, për këtë komunitet dhe duhet të jenë më të hapur dhe më human. Ndërsa të tjerë lypës të vegjël ka ende nëpër rrugët e Tiranës të cilët kërkojnë ndihmë në të ardhmen”./tvklan.al