Nuk flet dhe dëgjon, por kërkesa ka bërë me shumicë për të qenë në listën e të pastrehëve të firmave piramidale. Çifti Dervishi, me të njëjtin problem shurdhmemec, nga Tirana, plotëson kushtet jetësore, por dhe shëndetësore për të përfituar një banesë nga ato, që u ndanë për humbësit në firma. Por lista përfundimtare nuk i përfshin dhe i lë jashtë edhe pas 9 viteve banimi me qira. E motra e zonjës së shtëpisë ndihmon në gjithçka. 80 mijë lekëve që merr si pension iu shton dhe 20 të tjera për të plotësuar qiranë.

“Ju e shihni vetë me sytë tuaj se në çfarë gjendje është motra ime. Ne kemi 8 vjet që i ndihmojmë, që kur shiti shtëpinë dhe i la lekët në firma piramidale. Vëllezërit e burrit e ndihmojnë, i japin 40 mijë lek muaj për muaj dhe familja ime si motër dhe vëllezërit i japin për të ngrënë kush do, kush ka dëshirë. Kjo jetë është shumë e gjatë, u bë 8 vjet, t’i japësh muaj për muaj. Nuk të ndihmon njeri më. Doli lista, ishte në emër Bedri Dervishi, u gëzuam gjithë fisi, gjithë njerëzia, kush e mori vesh për këta të dy shurdhmemec. Pas ca kohe u mblodh Këshilli Bashkiak dhe ia kishin hequr emrin. Une nuk mund t’ia vë asnjeriu fajin, por kryetarja e Shoqatës i njeh shumë mirë këta dy shurdhmemecë.”

Në publikimin e parë të 50 emrave që përfitonin e ka gjetur veten të 42-in, tani që bashkia dha shtëpi për 54 njerëzit më në nevojë, emri i tyre nuk figuroi. Nga një listë e dytë ata presin më shumë mirësjellje nga njerëzit që i hartojnë ato. /tvklan.al