“Kicker” raporton se Bayern Munich shpreson se ata mund të marrin deri në 100 milionë euro nga shitjet e lojtarëve këtë verë, ndërsa ata kërkojnë të rishikojnë përbërjen e skuadrës së tyre.

Bayern shpreson të shesë disa lojtarë të skuadrës për të ndihmuar financimin e rinovimit të ekipit. Lojtarët që klubi është i interesuar të shesë janë Matthijs de Ligt, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Serge Gnabry, Kingsley Coman, Alphonso Davies, Nousair Mazraoui. Madje edhe Leroy Sané mund të shitet. Shumica e këtyre lojtarëve kanë kontrata që skadon ose verën e ardhshme ose në vitin 2026 dhe kjo do të paraqiste një nga mundësitë përfundimtare për të shitur disa prej tyre.

Jo vetëm që “Rekordmeister” do të marrin një shumë të mirë nga shitjet e tyre por gjithashtu do të lehtësonin buxhetin pasi Mazraoui dhe Davies për fitojnë të bashkë mbi 15 milionë euro në sezon.

Me largimet Bayern do të thoshte se  mund të krijojë financat e duhura dhe të lënë hapësirë në skuadër për ardhjen e Jonathan Tah (Bayer Leverkusen), Désiré Doué (Rennes), Xavi Simons (PSG) dhe Dani Olmo (RB Leipzig).

Deri më sot Bayern ka nënshkruar me Michael Olise  nga Crystal Palace, Hiroki Ito nga VfB Stuttgart dhe João Palhinha nga Fulham

/tvklan.al