Finale e gjitha Europiane për medaljen e artë olimpike në futboll për meshkuj. Vendi pritës, Franca dhe Spanja do të takohen në raundin e fundit të kompeticionit për të tentuar majën e Olimpit në sportin më magjik në botë.

Mateta ishte heroi i Francës pasi shënoi dy gola, duke përfshirë një në kohën shtesë dhe realizimi i Olise për të eliminuar Egjiptin me shifrat e përgjithshme 3-1. Egjiptianët shënuan golin e parë në portën e francezëve në këtë Olimpiadë, por që nuk mjaftoi për të shkaktuar befasinë.

Franca dhe Spanja do të luajnë për medaljen e artë të premten, duke kërkuar të dyja medaljen e tyre të dytë olimpike, në një finale që tifozët e kishin ëndërruar prej kohësh.

Spanja do të bëjë paraqitjen e saj të dytë radhazi në finalen e medaljes së artë, pas humbjes nga Brazili dhe fitimit të medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike të Tokios. Spanja ka fituar më parë medaljen e artë në Barcelonë në Olimpiadën e vitit 1992.

Iberikët shmangën shtesat kundër Marokut për të thyer 2-1 afrikanët dhe prerë biletën për në finalen e madhe. Egjipti do të përballet me Marokun në ndeshjen për medaljen e bronztë të enjten.

Klan News