Rekordi botëror në kërcim me shkop duket se i shkon për shtat vetëm Armand Duplantis. Suedezi ishte i jashtëzakonshëm në Paris, për të marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2024.

Duplantis u hodh mbi traun në një lartësi prej 6 metra e 25 centimetra dhe tejkaloi sërish veten duke thyer rekordin botëror për të nëntën here. Edhe pse është vetëm 24 vjeç ai ia doli me sukses për të qenë sërish në majën e kësaj disipline.

Me medaljen e artë që e kishte vendosur duke kaluar 6 metra, e shndërroi thyerjen e rekordin botëror të mbajtur nga po ai në një mision personal.

Tentativë në të cilën ia doli për të fituar dhe shkruajtur një faqe të re të histories, pasi kalon atë të Thiago Braz në Rio 2016.

Duplantis mban rekordin botëror, ku në dy raste është shpallur kampion, fitues i dyfishtë olimpik, , i trefishtë i Europës dhe i dyfishtë kampion bote në ambiente të mbyllura. 24-vjeçari mban pas krahëve, amerikanin Sam Kendricks dhe grekun Emmanouil Karalis.

Klan News