Të gjithë emigrantët e paligjshëm që mund të kapen në vendet e Bashkimit Europian rrezikojnë të burgosen deri në 18 muaj para se të dëbohen  dhe t’u ndalohet hyrja në vendet e bllokut deri në 5 vjet.

Këto janë dispozitat bazë të ligjit të ri kundër emigracionit të paligjshëm të miratuar në Parlamentin Europian. Direktiva për dëbimin e këtyre emigrantëve e vë politikën e BE pothuajse në të njëtën linjë me propozimet e Italisë. Por miratimi i këtij ligji është kundërshtuar ashpër nga grupet parlamentare të majta dhe organizata si Human Rights Watch.

Në Europë vlerësohet të jenë deri në 8 milionë imigrantë ilegalë. Më shumë se 200 mijë janë arrestuar në gjysmën e parë të vitit të shkuar dhe rreth 90 mijë janë kthyer në vendet e tyre. Lëvizja e Bashkimit Europian vjen në një kohë kur ndjenja ksenofobike në bllok janë tepër të lartë.

Italia fajëson të huajt për krimet e dhunshme në vend ndërsa Franca ankohet për periferinë e tej mbushur me emigrantë. Ndërsa vendet e Bashkimit Europian po përballen me kohë të vështira, kjo është hera e parë që blloku ka një politikë të përbashkët për dëbimin e emigrantëve klandestinë. Deri më tani periudha e burgosjes së emigrantëve të paligjshëm ka qenë vetëm 32 ditë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle