Serbia gëzon mbështetjen e presidencës franceze dhe Komisionit Europian për ambicien e statusit kandidat brenda vitit 2009. Në një kohë kur procedura e zakonshme për këtë aplikim kërkon minimalisht dëshmitë e zbatimit më përpikmëri të marrëveshjes së ndërmjetme të stabilizim-asocimit.

Komisioneri Rehn i pyetur nga televizioni Klan mbi procedurën e përshpejtimit të kandidaturës ndaj Serbisë, nëse është e zbatueshme vetëm në rastin e këtij vendi aspirues apo dhe vendeve të tjera të Ballkanit, mund të përfitojnë të njëjtat avantazhe të kësaj procedure?

Të gjitha vendet e Ballkanit gëzojnë të njëjtat metoda pune nga KE, garantoi Olli Rehn, duke shpjeguar se nevojitet zbatim i qartë i MSA-së, sidomos i marrëveshjes së ndërmjetme që është dhe pjesa tregtare.

Më pas do të varet nga vendet aplikuese se kua to do të kërkojnë mendimin e komisionit për anëtarësim në BE. Dhe kjo gjë merr pak kohë që komisioni të bëjë punën siç duhet.

Pas vlerësimit të komisionit këshilli i vendeve anëtare mund të japë statusin kandidat ndaj vendet kërkues. Pra merr pak kohë, por çelësi i suksesit qëndron në rezultatet e qarta të zbatimit të marrëveshjes të asocim-stabilizimit dhe zbatimit të plotë të reformave të kërkuara. Sidomos në sistemin gjyqësor dhe reformat administrative u shpreh komisioneri Rehn.

E ndërsa Shqipëria po zbaton marrëveshjen e ndërmjetme kënaqshëm për KE, Serbia nuk e ka në fuqi këtë marrëveshje. Megjithatë statusi i saj kandidat në BE është kryefjala e Brukselit kur flitet për rajonin./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj