Supermodelja, Bella Hadid dhe partneri i saj, kauboj profesionist, Adan Banuelos janë shfaqur shumë të dashuruar krah njëri-tjetrit, siç e tregon edhe postimi i saj i fundit në Instagram.

Supermodelja 27-vjeçare dhe 35-vjeçari, i cili është një nga yjet më të suksesshëm të rodeos së viteve të fundit, po shijojnë lidhjen e tyre që nisi rreth 2 vite më parë. Dashuria e tyre e përbashkët për kuajt i bashkoi dhe dyshja kanë qenë të pandarë që atëherë.

“Dashuria e solli Teksasin në Nju Jork. Sa me fat jam ”, ka shkruar ajo në postim. Në disa foto që ajo ka postuar në Instagram, Hadid dhe Banuelos kalojnë kohë në rodeo dhe në stallat me kuajt, ndërkohë që ndajnë edhe disa puthje dhe kapen për dore në foto të tjera.

Klan News