Debati i zjarrtë mes Kamala Harris dhe Donald Trump u pasua nga një sërë reagimesh, mes të cilëve edhe ai i Taylor Swift. Ylli i popit botëror ka shpallur publikisht mbështetjen për kandidaten demokrate, Kamala Harris.

Në një postim të publikuar në Instagramin e saj të ndjekur nga 283 milionë njerëz, ajo shprehu mbështetjen për Harris krahas një fotoje me mace.

“Unë do të votoj për Kamala Harris sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat në të cilat unë besoj, dhe që kanë nevojë për një “luftëtar” për t’i mbështetur ato. Unë mendoj se Harris është e vendosur, është një lidere dhe besoj se mund të bëjmë shumë më tepër në këtë vend nëse udhëhiqemi nga qetësia dhe jo nga kaosi. Unë e kam bërë zgjedhjen time”, shkroi Swift.

Në fund të postimit, Swift e quajti veten si “Zonja mace pa fëmijë”. Kjo, një formë ironie që ka zgjedhur Swift për kandidatin për zëvendëspresident të Donald Trump dhe njëherësh senatorin e SHBA, JD Vance në lidhje me përshkrimin e tij për disa prej njerëzve më të fuqishëm në politikën amerikane si “zonjat mace pa fëmijë”./tvklan.al