Ben Blushi: Sot gjendja paraqitet shumë më e stabilizuar, jo vetëm në krahasim me ditën e djeshme, por dhe me paraditen e sotme. Aktualisht Forcat Komando, por jo vetëm ato, në bashkëpunim dhe me KFOR-in dhe me trupat e NATO-s sidomos në qarkun e Lezhës, në prefekturën e Lezhës. Kanë marrë masat parandaluese.

Besoj se nata do të jetë shumë e stabilizuar, sidomos sa i takon furnizimit me energji elektrike që për fat sot kemi arritur të zhbllokojmë nënstacionin e qarkut të Lezhës, po ashtu furnizimi me ushqime dhe më bukë është i garantuar për qytetin e Lezhës dhe për rrethinat.

Në prefekturën e Lezhës sidomos, por edhe në prefekturën e Gjirokastrës gjendja paraqitet diçka më e vështirë edhe për shkak të motit, funksionoi normalisht shtabi i emergjencës. Tani që flasim prefektët janë duke koordinuar punët me stafet e tyre. Sa i takon familjeve të evokuara, sidomos në Lezhë vazhdon gjendja që kemi pasur gjatë paradites ku janë rreth 300 persona të evokuar kryesisht në qytet. Një situatë e cila po merret rast pas rasti me evakuime, është diçka më e lehtësuar në periferi pra në fshatrat e Lezhës.

Natyrisht që dita e sotme pati zhvillime edhe në jug të Shqipërisë, kryesisht në qarkun e Beratit, në atë të Gjirokastrës. Në Berat për momentin vazhdon të jetë e bllokuar për fat të keq rruga që lidh Beratin me Skraparin, pasi ura atje është dëmtuar ndjeshëm. Forcat e ushtrisë janë në vend dhe shpresojmë që gjatë natës, maksimumi deri nesër në mëngjes, rruga të zhbllokohet.

Mund të them vetëm se në urën vajgurore vetëm para pak minutash është arritur që të zhbllokohen 40 familje të cilat kanë qenë në rrezik për shkak të prurjeve të një përroi atje kështu që me një punë të koordinuar e cila po ndihet hap pas hapi mëngjesi i nesërm të jetë shumë më i stabilizuar./tvklan.al