Ish-ministri mbron koncensionin e sterilizimit: Sot operacionet në kushte sterile

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u paraqit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrusionit dhe Krimit të Organizuar 30 minuta përpara orarit të caktuar për zhvillimin e seancës. Ai u njoh me masën e sigurisimit personal të dhënë në mungesë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Seanca zgjati për 1 orë e 30 minuta. Palët dhanë argumentat e tyre në lidhje me çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Ilir Beqaj nuk ka dhënë shpjegime para gjyqtarit Erjon Bani, duke u shprehur se do të flas në një moment të dytë. Avokatët e tij mohuan argumentat e prokurorisë ndërsa Gjyqtari Erjon Bani vendosi që të lërë në fuqi vendimin.

Ilir Beqaj duhet të paraqitet në SPAK cdo të premte, në orën 15:30. Gjatë shpalljes së vendimit gjyqtari Bani u kujdes që të theksonte se gjykata nuk mund të caktojë një masë më të rëndë se ajo që kërkon prokuroria.

Pas daljes nga dyert e gjykatës Ilir Beqaj u përgjigj shkurt pyetjeve të gazetarëve që pavarësisht akuzave, mbrojti koncesionin e sterilizimit.

Unë vazhdoj besoj se çfarë kemi bërë në shëndetësi ka qenë një gjë e mirë dhe ka sjellë një ndryshim rrënjësor për shërbimin shëndetësor të shqiptarëve.  Për çështjen në fjalë, në Janar bëhen 8 vjet që hetohet. Në këto 8 vjet, çdo ditë, në 100 salla kirurgjie të Shqipërisë, 400 kirurgë operojnë në kushte bashkëkohore, sterile. Çdo vit rreth 60 mijë shqiptarë operohen në kushte sterile dhe në çdo operacion financave të shtetit shqiptar i kursehen çdo ditë, 2.4 ditë qëndrimi në spital.”

SPAK ka dyshime se Ilir Beqja në cilësin e ministrit të Shëndetësisë nuk ka konstatuar fryrjen e kostove nga koncesioni në masën 56% . Sipas SPAK procedura e hapur me negocim, është në shkelje të ligjit pasi në atë kohë legjislacioni parashikon procedurë të hapur dhe jo me negocim. Në dosjen hetimore thuhet se Beqaj duhet të anulonte procedurat edhe për faktin se zv/ministri i tij Klodian Rrepaj kishte lidhje shoqërore prej vitesh me biznesmenti Ilir Rrapaj që fitoj koncesionin.

Po ashtu si titullar ai nuk ka konstatuar as konfliktin e interesit mes Biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvëndësministrit Klodian Repaj. Po ashtu sipas SPAK Beqaj ka udhëtuar me bizenesmenin në drejtim të Italisë dhe Vjenës.

Klan News