Plantacionet e drogës në Shqipëri nuk shkatërrohen se nuk dihen, por sepse ato blihen nga pushtetarët. Partia Demokratike deklaron se është për shfarosjen totale të tyre, denoncon fenomenin, kërkon vendosjen përpara ligjit të çdo kultivuesi e pranon mbështetjen e vendeve të tjera në këtë lufë. Lideri demokrat Berisha i referohet statistikave, por edhe botimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga të cilat mësohet se Shqipëria zë vendin e dytë pas Kolumbisë.

Sali Berisha: “Në këto kushte deklaron zero tolerancë ndaj mbjelljes, kultivimit, pordhimit, trafikimit të drogës në çdo fshat, qytet në Tiranë apo Tropojë, Lazarat apo Mirditë, Sarandë apo kudo tjetër në Shqipëri. Partia Demokratike mbështet çdo përpjekje të organeve të zbatimit të ligjit për përdorimin e të gjitha teknikave dhe metodave të ligjshme që mundësojnë çrrënjosjen e mbjelljes, kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike kudo në territorin shqiptar. Partia Demokratike kërkon vendosjen me rreptësinë më të fortë para ligjit, pa asnjë dallim të të gjithë atyre fermerëve, qytetarëve të thjeshtë apo familjarëve të ministrave, pra vëllait të Xhafës apo menaxherit të kompanive të kryeministrit, deputetëve të lidhur dikrekt me ta, kushdo që të jenë ata, qytetarë të thjeshtë apo zyrtarë të lartë që janë të implikuar në aferat e drogës. Qëndrimi ynë ndaj incidentit të Lazaratit ka si qëllim të vetëm zbardhjen e së vërtetës rreth këtij incidenti.”

Berisha deklaron se në tre vitet e fundit janë shumëfishuar sipërfaqet e mbjella me kanabis e tregu po rritet me shpejtësi. Sipas tij, këtë fenomen mund ta ndalë vetëm një strategji serioze e qeverisë. /tvklan.al