Një ditë pas kthimit nga forumi ekonomik i Davosit, kryeministri Berisha përsëriti, se Shqipëria nuk po kalon një krizë ekonomike dhe se gjatë punimeve të forumit ka marrë mbështetjen e vendeve të Bashkimit Evropian për aplikimin si vend kandidat dhe liberalizmin e vizave.

Sali Berisha:Pyetjes së shtruar nga media, që si ka mundësi që Berisha thotë se e gjithë bota në krizë dhe ne s’jemi në krizë? Unë sërish i përgjigjem, ekonomia shqiptare nuk është në krizë, kjo është e vërteta. Zhvillova një seri takimesh me të gjithë presidentët dhe kryeministrat e Bashkimit Evropian  që ishin të pranishëm në atë forum dhe të cilat janë raportuar në shtyp, për paraqitjen e statusit të kandidatit dhe për lëvizjen e lirë e tek gjithë bashkëbiseduesit e mi unë gjeta mirëkuptim të plotë.”

Megjithëse Berisha doli para mediave për forumin Davosit, interesi i gazetarëve i fokusuar tek marrëdhëniet e tij me opozitën. Sa i takon vonesës së miratimit të buxhetit të bashkisë së Tiranës, kryeministri Berisha kritikoi performancën e kryetarit Rama.

Sali Berisha:Ti përmbahemi përgjegjësisë publike, përgjegjësia publike është universale, duhet të jetë universale. Si mendoni ju që parlamenti të më votojë mua buxhetin pa qenë unë aty, unë kurrë nuk mund të imagjinoj që parlamenti im i vendit tim, si kryeministër, të kërkojë votim buxheti dhe unë të mis ndodhem  aty qoftë edhe sikur 24 orë rresht të vazhdojë parlamenti. Nuk votohet ky buxhet, direktiva është shumë e qartë që ne jemi për miratimin buxheteve kudo, si do e miratosh t’i buxhetin kur a çan ferrë e ikën, kur ka frikë nga buxheti i tij.”

Kurse sa i takon ankesës së Partisë Socialiste në gjykatën kushtetuese për ligjin e lustracionit, shefi i qeverisë tha:

Sali Berisha:Një problem është që e pengojnë fund e krye konsensusin me Partinë Socialiste të cilën e kërkova dy vjet rresht, është arkivi i dosjeve familjare të Edi Ramës edhe këtë duhet t’jua u them ju, me përgjegjësin më të plotë se është kështu siç jua them.”/tvklan.al

Gazetare: Xhumelina Dervishi

Operator: Enver Shehu