Të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi si shkollimi, sigurimet shëndetësore, pensionet dhe liberalizimi i vizave, janë bërë shkak që shteti shqiptar dhe ai grek të rishikojnë nënshkrimin e një marrëveshje dypalëshe. Ministri i punëve të jashtme Lulzim Basha priti sot në mesditë në zyrën e tij një delegacionin të Unionit të Shoqatës se Emigrantëve Shqiptarë në Greqi. Basha ju bëri me dije se për të arritur këtë marrëveshje në Greqi ndodhet ministri i punëve dhe çështjeve sociale.

Lulzim Basha: “Do të finalizohet me një marrëveshje të plotë midis dy vendeve dhe ku kontributi, puna, djersa e emigrantëve shqiptar që tashmë po bëhen dy dekada që nga vala e parë më e re jetojnë dhe punojnë në Greqi, do të njihet jo vetëm nëpërmjet shpërblimit të tyre të përditshëm apo mujor apo vjetor, por edhe në formën e një pensioni të garantuar për vitet e tyre të pleqërisë dhe për familjet e tyre. Kemi diskutuar në vijim me palën greke për forcimin e elementit të gjuhës shqipe për këtë brez nëpërmjet shkollave zyrtare dhe elementëve të tjerë mbështetës nga Tirana siç janë ato programet televizive të cilat financohen për abetaren, për aritmetikën etj, për brezin e ri fare për fëmijët e vegjël, por edhe për të gjithë ciklin ku ne do të vazhdojmë të dedikojmë jo vetëm programe të veçanta, por dhe financa të veçanta. Për shkak të numrit të madh të familjeve shqiptare që preken nga emigrantët shqiptar në Greqi, është procesi i liberalizimit të vizave. Një proces me rëndësi jetike për Shqipërinë, një proces për të cilin kemi bindjen e plotë se është në rrugë të mbarë të realizimit të objektivit tonë madhor që është lëvizja në hapësirën Shnegen, pjesë e kësaj hapësire është edhe Greqia.”

Diskutimet diplomatike mes dy vendeve, vije vetëm pak dite pas vizitës se kryeministrit grek, Kosta Karamalis në Shqipëri. Vizita e tij u konsiderua si e  suksesshme dhe vetë kreu i shtetit fqinj deklaroi se mes dy vendeve ka një frymë të mirë dialogu./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani