Muaji prill do të kurorëzojë lëvizjen “Nano ik!”. Me këtë vendim janë njohur kryetarët e degëve të partisë demokratike nëper rrethe në një takim me liderin e partisë demokratike Sali Berisha. Pas njëzet marsit protestat e opozitës do të përqëndrohen në të gjithë vendin duke kryesuar me qytetin e Kavajës më njëzet e gjashtë mars, më pas me Shkodrën e duke vazhduar në rrethet e tjera të vendit.
Sali Berisha: “Njëzet marsi është stacioni i tretë i math i lvizjes e cila duhet t’përfshijë pas ksaj të gjithë Shqiprinë. Aty ku ka të varfër do ketë lvizje, aty ku ka t’dhunuar do ketë protesta, aty ku nuk ka energji do ketë protesta, aty ku nuk ka drita, ku nuk ka ujë do ketë protesta, aty ku ka lista dyqanesh do ketë protesta, aty ku ka t’papunë do ketë protesta. Është bërë e padurushme situata. Prilli do t’jetë dhe muaji që do t’kurorzojë ktë lëvizje me suksesin e shumëpritur.”
Kryetari i partisë demokratike Berisha iu përgjigj interesit të gazetarve nëse tubuesit duhet të qëndrojnë njëzet e katër orë pa lëvizur përpara kryeministrisë që kryeministri Nano të japë dorëheqjen.
Sali Berisha: “Fjalën e fundit si për karkater e dats njëzet, si për protestn e dats njëzet, ashtu dhe për vazhdimsinë e ka natyrisht tryeza, ne bëjmë propozime.”
Para njëzet marsit do të mblidhet tryeza e partive të djathta për të përcaktur programine mbarvajtjes së protestës. /tvklan.al