Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha, morën pjesë në pritjen madhështore organizuar nga Presidenti i Republikës Popullore të Kinës Hu Jintao, për 101 krerë shtetesh dhe qeverish nga mbarë bota të ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave Olimpike Pekin 2008.

Një ceremoni që i dha mundësi kryetari të qeverisë të bisedojë dhe shkëmbejë mendime me personalitete të nivelit të lartë. Në takimin me presidentin e Shteteve të Bashkuara George W. Bush, kryeministri gjeti rastin ta falënderojë për mbështetjen e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një takim gjithashtu të përzemërt Berisha zhvilloi dhe me George Herbert Bush, presidentin e 41 të Shteteve të Bashkuara, ky i fundit pranoi me kënaqësi ftesën e kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë, duke përcjellë gjithashtu vlerësimet për ndryshimet e mëdha që po përjeton vendi.

Takimi me presidentin francez u takua me nota miqësore dhe Sarkozy i premtoi kryeministrit Berisha, se do të vizitojë Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu presidenti i Brazilit ai i Izraelit Shimon Peres, si dhe kryeministri i Japonisë pranuan ftesën e kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë.

Gjatë qëndrimit në republikën popullore të Kinës kryeministri u takua dhe me presidentin e republikës socialiste të Vietnamit Triet. Dy personalitetet i konsideruan shumë të mira marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shprehur nevojën për intensifikimin e tyre, kryeministri Berisha tha, se qeveria shqiptare po vlerëson mundësinë e hapjes së misionit diplomatik në Hanoi me qëllim forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi