Për të falenderuar të gjithë ata që mbështetën dhe kontribuan në përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve me autizëm, talasemi dhe nevoja të veçanta, Liri Berisha organizoi një pritje për donatorët e Fondacionit Fëmijët Shqiptar. Një mirënjohje në prag të 8 Marsit për gjithë gratë që i japin një ndihmë të çmuar fondacionit.

Pritja u përshëndet edhe nga aktorja e njohur e teatrit dhe kinemasë Margarita Xhepa.

Mirënjohje shprehën prindërit e fëmijëve, ndërsa disa nga këta të fundit, tashmë të integruar plotësisht nëpër shkolla falë mbështetjes me terapi recituan dhe interpretuan pjesë muzikore në organo.

Tv Klan