Lideri ipartisë demokratike Sali Berisha e konsideron të pamundur vendimin e deputetëve të partisë socialiste për të mos kaluar në parlament projektligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë pasi sipas tij, është në kundërshtim me kalendarin dyjavor të byrosë parlamentare. Sipas Berishës socialistët mbajnë qëndrim klasor ndaj kësaj shtrese.
Sali Berisha: “Nuk ka asnjë lloj të drejte grupi parlamentar të heqë na axhenda një çeshjte të miratuar bashkërisht dhe të votuar me konsensus në axhendë. Unë ju deklaroj ju edhe njëherë se ajo është miratuar në byronë parlamentare është miratur plotësisht në rendin e ditës dhe nuk kanë të drejtë me procedurë ta heqin nga rendi i ditës. Nuk mund ta heqin, sepse është miratuar konsensualishtë të hënën dje një javë.”
Demokratët do të insistojnë me çdo kusht që ditën e enjte në seancë plenare të hedhin poshtë vendimin e socialistëve. /tvklan.al