Kanë vazhduar edhe sot ngushëllimet në Ambasadën Maqedone në Tiranë për humbjen e presidentit Boris Trajkovski humbje e madhe, por që lë pas trashgimi të madhe. Ky ishte vlerësimi që dha kreu i partisë demokratike Sali Berisha për presidentin Boris Trajkovski.
Sali Berisha: “Një humbje e madhe, por një trashgimi e çmuar dhe e madhe, trashgimia e presidentit Trajkovski është trashgimia e paqës, trashgimia e stabilitetit, trashgimi e mirkuptimit, trashgimia e, e, integrimit.”
Ambasadorja maqedone Eleonora Karanfilovska Ratklif (Eleonora Karanfilovska Ratcliff) priti ish-presidentin e republikës Rexhep Mejdani. /tvklan.al