Kreu i Shtëpisë  së Bardhë, Joe Biden ka paralajmëruar për trazira në SHBA nëse Donald Trump humbet zgjedhjet e Nëntorit. Këtë koment Biden e bëri gjatë intervistës së tij të parë për CBS News që pas tërheqjes nga gara presidenciale.

Gazetari: A  jeni i sigurt se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit në Janar të vitit 2025?

Joe Biden, President i SHBA: Nëse Trump humbet , nuk jam fare i bindur. Ai e ka  seriozisht kur thotë se nëse humbasim zgjedhjet do të ketë gjakderdhje.

Gjatë një  tubimi në Mars në Ohio, Trump paralajmëroi për gjakderdhje nëse ai  nuk fiton zgjedhjet. Megjithatë,  ekipi i fushatës elektorale të Donald Trump reagoi  ndaj deklaratave të Biden .

Ekipi pohoi se deklarata ishte shkëputur nga konteksti dhe nuk kishte lidhje me paralajmërime për revolta për përmbysjen e rendit shtetëror.

Sipas tyre, me gjakderdhje Tramp iu referua pasojave të politikës së administratës Biden, që favorizon importin e automjeteve, duke shkatërruar industrinë vendase.

Klan News