Në muajin Shtator, Shqipëria nis rrugëtimin në Ligen e Kombeve. Kuqezinjtë ndodhen në grupin B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Sfida e parë në datën 7 do të luhet në transfertë ndaj Ukrainës. 3 ditë më pas, kuqezinjtë do ndeshen me Gjeorgjinë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Federata Shqiptare e Futbollit informoi  tifozët e Kombëtares nga data 16 korrik kanë  mundësinë që të blejnë biletat e tyre për sfidë Shqipëri – Gjeorgji në linkun: ebileta.al.

Biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur. Hapi i parë është regjistrimi ne platforme, pastaj vendi ne tribune, plotësimi i të dhënave dhe bërja e pagesës.

Klan News