“Billa” investon në kyeqendrën e veriut, në Shkodër, duke hapur ekspozitën më të madhe në veri të vendit.

Qershori i këtij viti shënon hapjen e showroomit te 14-të për distributorin më të madh në vend për pllaka, parkete, hidrosanitare dhe mobilie. Ky është dhe një ndër investimet më të mëdha në këtë rajon në vitet e fundit.

Hapja e kësaj ekspozite ofron jo vetëm mundësi të reja punësimi në zonë, por edhe lehtësi e mundësi zgjedhje shumë herë më të lartë për të gjithë klientët në veri të vendit.

Këto ditë festive për kompaninë “Billa” do të shoqërohen në gjithë vendin me uljen me epike të realizuar ndonjëherë.

Për 10 ditë, nga data 27 Qershor – 06 Korrik, të gjitha produktet do te jenë me çmime të pakonkurrueshme, në të gjitha showroom-et “Billa”.

Me degët e saj në Spanjë dhe Belgjikë, kompania ka zgjeruar me sukses kanalin e shitjeve në të gjithë Europën dhe Ballkanin.

Gjithashtu, ka bërë hapa të rëndësishëm në tregun global, duke treguar një angazhim të fortë për rritjen strategjike dhe prani ndërkombëtare.

Tv Klan