Tom dhe Marie, nga Britania nuk zgjodhën ndonjë nga destinacionet e famshme botërore për ta kaluar në një tjetër stad lidhjen e tyre 17-vjeçare. Fejesën e bënë në Katund të Vjetër në Mirditë.  Ajo që i nxiti ishte e zonja e bujtinës e cila u dha edhe unazën.

Franga Nikolli, pronare e bujtinës: Ka ardhur një çift anglez duke bërë muhabet me ata, erdhën ndenjën me mua në familje i thashë “ku e ke unazë?”, më tha “jo nuk kam unazë” pse i thash, sa vite ke bashkëjetesë, “16 vite” më tha, u habita. E pyeta për fëmijë, më tha “as fëmijë nuk kam”. Mendimi im është i thashë që unë t’ia jap unazën djalit dhe ti të fejohesh sonte.

Çifti i ri thonë se ndihen shumë të lumtur ndërsa vlerësojnë natyrën e dhe vendin.

Burri: Nuk e kishim menduar që të vinim në Shqipëri ndodhemi këtu për herë të parë dhe vendi është fantastik. Njerëzit janë shumë të dashur dhe mikpritës. Kemi ardhur këtu së bashku me familjen dhe ndjehemi si në shtëpinë tonë në këtë vend. Të apasionuarit pas turizmit malor duhet ta vizitojnë këtë zonë.

Në këtë bujtinë gjetëm edhe turistë të tjerë të huaj të cilët po ashtu kanë përshtypje të mira për natyrën e zonës.

“Ishim më parë në Kroaci dhe udhëtuam drejt Shqipërisë. Ndaluam këtu pasi na pëlqeu shumë natyra. Është shumë bukur dhe po kalojmë këndshëm. Do të shkojmë më pas në Tiranë,” tha një turist.

“Është një vend shumë i bukur këtu  Natyra është fantastike. Na pëlqen qetësia, qentë por edhe ushqimi që është shumë i shijshëm,” tha një turiste tjetër.

Kjo bujtinë në Katund të Ri është hapur para 3 vitesh . Djali i familjes Nikolli la emigracionin dhe u kthye për të investuar në vendlindje. Me kalimin e kohës nuk i vizitorëve është rritur dhe tashmë në këtë vend vijnë turistë nga shtete të ndryshme.

Franga Nikolli, pronare e bujtinës: Sot kam nga Anlia kanë tre net që po rrinë. Kisha nga Gjermania që ndenjën dy net, vijnë nga Belgjika, spanjollë, vijnë nga Franca. Pra tre ditësh kam patur edhe një çift nga Arabia që kanë ndenjur këtu.  

Turistët largohen nga këtu me përshtypje të mira.

Franga Nikolli, pronare e bujtinës: Këtu janë të kënaqur me vendin, me bukurinë, gjelbërimin, natyrën. Preferojnë shumë natyrën dhe qetësinë.

Natyra nuk është treguar e kursyer në Mirditë duke e kthyer në një destinacion të rëndësishëm për turizmin malor.

Klan News