Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike po ndjek nga afër zhvillimet mbi problemin teknik global që ka prekur përdorues të Microsoft dhe Crowdstrike.

Përmes një reagimi, ky institucion u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të jenë të kujdesshëm në rast të ndonjë incidenti kibernetik apo aktiviteti të dyshimtë.

Sipas Autoritetit, me prioritetet është mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe garantimi i sigurisë së informacionit për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Tv Klan