Lajme Arkiva 2003

Nën kujdesin e Ministrit të Shtetit u zhvillua sot takimi i Komitetit Shtetëror të Luftës Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore, në raportin e strategjisë së këtij trafiku u deklarua se janë bërë përpjekje të konsiderueshme dhe janë arritur rezultate, duke ulur numrin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas ministrit Klosi ky është vetëm fillimi i një pune të mirë, por akoma më të vështirë për çrrënjosjen e këtij fenomeni.

Blendi Klosi: Shoqëria shqiptare duhet ta ketë të qartë tashme se do të duhet të bashkëjetojë me këto fenomene negative për ta luftuar atë, për të gjetur mënyrat se si ky fenomen mos të riaktivizohet më dhe një nga mënyrat më të mira është që viktimat e trafikut të cilat kthehen dhe riatdhesohen në mënyra të ndryshme qoftë nëpërmjet rrugës policore, por shpesh edhe me dëshirën e tyre, të gjejnë pranë komunitetet me të cilët ata kanë jetuar,  të gjejnë atë ngrohtësi që atyre u mungon dhe natyrisht të integrohen në këtë komunitet.

Arritjet që ka pasur në këtë drejtim qeveria shqiptare, janë përshëndetur edhe nga përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare si ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, UNHCR, OSBE, të cilët së bashku kanë premtuar se do të angazhohen në luftë kundër trafiqeve të paligjshme.

Në takim ndodheshin edhe përfaqësues të komunitetit fetar shqiptar, të cilët do të ndihmojnë në integrimin e viktimave në jetën sociale./tvklan.al