Nancy VanHorn do të drejtojë ambasadën amerikane si e ngarkuar me punë në pritje që Senati të miratojë kandidaturën e propozuar nga Presidenti Biden, David Kostelancik.
Me një shqipe të pastër e ngarkuar me punë e selisë diplomatik të SHBA në Tiranë bën një prezantim të karrierës së saj.
Nga viti 2007 kur ju bashkova Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, kam punuar si diplomate në të gjithë Europën Lindore, përfshirë ambasadat në Ukrainë, Armeni dhe Rusi.
VanHorn flet për angazhimin që do ketë si përfaqësuese e një vendi që mbështet integrimin europian të Shqipërisë.
“Për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s dhe për të çuar përpara rritjen ekonomike. Jam e përkushtuar që të mbështes Shqipërinë në rrugën drejt BE-së dhe të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha ajo.
Pasi ka mësuar shqipen VanHorn që ende nuk dihet sesa do të qëndrojë si e ngarkuar me punë në selinë e Tiranës kërkon nga ndjekësit e rrjeteve sociale ta ndihmojnë të njohë dhe gastronominë, letërsinë e gjeografinë e Shqipërisë.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u largua nga Shqipëria në Korrik të vitit të shkuar dhe prej një viti ambasada është drejtuar nga të ngarkuar me punë.
Kandidati i presidentit David Kostelancik ka marrë miratimin e komisionit për marrëdhëniet me jashtë për të qenë ambasador në Shqipëri në muajin prill, por ende kandidatura e tij dhe disa ambasadorëve të tjerë presin të marrin mbështetjen e Senatit.
Tv Klan