Një fëmijë i mitur rreth 12 vjeç është përplasur ditën e sotme nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në Orikum, ku një 38-vjeçar ka përplasur me makinën e tij tip “BMW” të miturin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe grupi hetimor po ndjek veprime të mëtejshme ligjore.


“Sot, në Orikum, shtetasi E. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 12 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin,” njoftuan blutë e Vlorës./tvklan.al