Ridvan Bode: “Të garantoj që raportet me Shqipërinë janë raporte jashtëzakonisht të ngushta dhe miqësore, këtë e dëgjuat edhe në raportin e fundit që bëri shefi i misionit në Tiranë. Fondit Monetar i mbaron marrëveshja 3-vjeçare në janar të vitit 2009 dhe nuk është as ministri i Financave dhe as vetëm qeveria që për shkak se opozita kërkon t’i shtyjë edhe për 6 muaj mandatet t’i kërkojë shtimin mandatit. Përfundimi i kësaj marrëveshje nuk do të thotë, që Fondi Monetar të largohet nga Shqipëria, Fondi Monetar do të asistojë në Shqipëri në mënyrë të vazhdueshme sepse ne jemi anëtar, por tashmë në kuadrin e artikullit të katërt me rregulla dhe standarde të tjera të mbikëqyrjes dhe sigurisht që do të jetë pjesë e këtij artikulli e kësaj marrëveshje me Shqipërinë edhe deficit buxhetor total edhe inflacioni që kanë të bëjnë me ekonominë shqiptare dhe ne jemi shumë të kënaqur në këtë asistim që ka bërë FMN-ja në këtë periudhë që nga fillimi i tranzicionit deri më tani, por dhe Shqipëria tashmë është mataruar sipas konsideratave të tyre për të dalë nga marrëveshja që ne kemi pasur deri më sot siç kanë dalë të gjitha vendet e tjera të rajonit.”/tvklan.al