Dështon në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm seanca gjyqësore në ngarkim të Arber Paplekajt, ku pritej që prokurori të shprehej për akteksepritmin të relatonte konkluzionet përfundimtare.

3 ekspertët kanë arritur në përfundimin se Paplekaj ka qëlluar për vetëmbrojte në ngjarjen e 21 Prillit të 2021 ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë bojkoti i proceseve gjyqësore nga avokatët. Përfaqësuesit ligjorë janë duke respektuar vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në shenjë solidarizimi pas sulmit barbarë ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Ai ndodhet në Athinë për ndihmë më të specializuar pas dëmtimeve që ka në kokë.

Në Tiranë, Shkodër, Korçë, Durrës, Elbasan e Vlorë avokatët i janë përgjigjur Dhomës së Avokatisë duke pranuar që të bojkotojnë gjyqet, me përjashtim të masave të sigurisë deri më datë 7 Qershori.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë janë shtyrë për në një datë tjetër 14 seanca, ndërsa në Apelin e Posaçëm janë shtyrë 7 gjyqe.

Në të gjitha gjykatat në kryeqytet si Gjykata Penale, Apeli i Përgjithshëm, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë dështuar në total 289 seanca gjyqësore, pasi avokatët nuk janë paraqitur.

Klan News