Një bombë e lëshuar nga Rusia goditi një bllok apartamentesh në Kharkiv duke shkaktuar zjarre të fuqishme dhe plagosur disa persona.

Pamjet tregojnë makinat që digjen jashtë bllokut të apartamenteve dhe zjarrfikësit që kalonin nëpër rrënoja për të hyrë brenda ndërtesës. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë tre-vjeçar.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy deklaroi se rasti i fundit në një seri të gjatë sulmesh në qytet, e bën akoma më të nevojshme ndihmën nga aleatët perëndimorë të Ukrainës.

“Ukraina duhet të marrë ndihmën e nevojshme nga partnerët tanë. Çdo lider e di saktësisht se çfarë duhet bërë. Çdo herë në Lindjen e Mesme, gjatë sulmeve iraniane, ne shohim se si koalicioni ndërkombëtar vepron së bashku,” tha Zelenskiy.

I vendosur 30 km nga kufiri rus, Kharkiv ka qenë një objektiv i shpeshtë i forcave ruse. Ndërkaq forcat ruse kryen një sulm të madh me dron në 15 rajone të Ukrainës, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën energjetike dhe ndërtesat e banimit.

Nga ana tjetër dronët ukrainas goditën aeroportin ushtarak Borisoglebsk në rajonin Voronezh të Rusisë, ku në shenjestër të sulmeve ishin vendet ku mbaheshin avionët Su-35 dhe Su-34.

Klan News