Një zbulim i pazakontë ka ndodhur Inverness, Skoci pasi në tavanin e një shtëpie u gjetën 180.000 bletë.

Mendohet se bletët jetonin prej vitesh në tavanin prej gipsi të njërës prej dhomave të miqve.

Nipërit e pronarit thanë se dëgjonin gumëzhima gjatë natës kur shtriheshin për të fjetur. Bletët  ishin të ndara në 3 koloni, secila me nga 60.000 bletë.

Një bletar zhvendosi bletët në koshere të përkohshme ku do të qëndrojnë nën monitorim për disa  javë për të parë për parazitë dhe vitin e ardhshëm do të përdoren për prodhimin e mjaltit./tvklan.al