Bregdeti i jugut ka qenë edhe këtë verë një nga destinacionet më të preferuara turistike për pushuesit vendas dhe të huaj, por deri në mbërritjen në plazhet e Himarës, Dhërmiut apo Borshit turistëve u është dashur të marrin parasysh rrugën e ngushtë, mungesën e sinjalistikës si dhe pluhurin e shumtë si pasojë e vijimit të punimeve në disa segmente të këtij aksi rrugor.

“Do shkoni brenda të shihni pluhurin e shtëpisë. Për ditë e dy herë në ditë e pastrojmë dhe dy herë në ditë kështu. Turistët? Ata e dinë se ç’pësojnë këta. Ata e dinë se ç’heqin”.

“Kjo situatë është shumë e dëmshme për neve. Jemi si në gurore. Edhe turistët dhe të gjithë ankohen”.

Fluksi i lartë i automjeteve shpeshherë ka shkaktuar bllokim të këtij aksi duke bërë që drejtuesit a automjeteve të presin me orë të tëra deri në lirimin e tij.

Rruga që lidh bregdetin e Vlorës me atë të Sarandës është në rikonstruksion në të gjithë gjatësinë e saj dhe deri në përfundimin e punimeve udhëtarët, por edhe banorët e zonës do të duhet të vuajnë peripecitë e udhëtimit dhe ndotjen e lartë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle