Everton prezantoi afrimin e Armando Brojës të shoqëruar me një intervistë për median e klubit nga sulmuesi shqiptar.

22-vjeçari u huazua nga Chelsea dhe në marrëveshje është e parashikuar edhe e drejta e blerjes. Broja tregoi përshtypjet e para te skuadra e re.

“Unë mendoj se ka një ekip të fortë, një përzierje lojtarësh të rinj dhe me përvojë. Është një mjedis fantastik për mua të luaj në Premier League me një klub si Everton. Ky është një klub me histori”, tha Broja.

Broja foli edhe për ambiciet personale me këtë fanellë.

“Dua të le përshtypje të mirë te tifozët, duke shënuar gola, duke krijuar raste, duke qenë agresiv si sulmues dhe duke ndihmuar skuadrën në çdo mënyrë që mundem”, tha Broja.

Armando Broja është i dëmtuar dhe për këtë humbi ndeshjet e Shtatorit me Kombëtaren. Ai shpreson që të kthehet sa më shpejt në fushën e lojës. Broja është aktivizuar edhe me Vitesse, Southampton dhe Fulham.

Tv Klan