BSH: Rritja ekonomike vjetore do jetë 7 deri në 8%



BSH: Rritja ekonomike vjetore do jetë 7 deri në 8%

20:17 06/10/2021

Sejko: Normalizimi i inflacionit në vitin 2022

Ashtu si Banka Botërore edhe ajo e Shqipërisë ka shtuar ndjeshëm optimizmin për ekonominë vendase muajt në vijim. Guvernatori i Bankës Qendrore foli për një rikthim të aktivitetit ekonomik në tre mujorin e parë, që sipas tij ka dhënë shenja inkurajuese për rimëkëmbjen ekonomike.

Shqetësuese për Bankën e Shqipërisë mbetet niveli i inflacionit, për shkak të rritjes së çmimeve.

E në rast të rritjes së mëtejshme të çmimeve, që vijnë si pasojë e rritjes në tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve dhe energjisë, Sejko tha se Këshilli Mbikëqyrës ka gati masat për të ndërhyrë.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore  vendosi të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit.

Tv Klan








Të ngjashme