Shemsie Kadria mbetet në qelitë e paraburgimit. Në seancën e sotme gjyqësore ndaj ish zonjës së Gjallicës, avokatët e saj kanë kërkuar lirimin nga paraburgimi dhe vazhdimin e procesit në arrest shtëpiak. Nga avokatët e Kadrisë kjo kërkesë është arsyetuar me skadimin e afatit të paraburgimit që pas arrestimit të saj dhe burgimit në qelitë e 313-ës, por kryegjyqtari Sokol Çomo ka refuzuar në vend këtë kërkesë duke thënë se në bazë të kodit të procedimit penal hyë në fuqi në shkurt të këtij viti, afati i paraburgimit nuk skadon kur shtyrjet kërkohen pas kërkesës së të akuzurit.

Në këtë rast tha Çomo, procesi është shtyrë dy herë me kërkesë të vetë Shemsies kur në rastin e fundit ajo kërkoi largimin e Çomos nga trupi gjykues që u akuzua nga apeli. Pas vendimit për vazhdim normal të procesit është vazhduar leximin e emrave të të gjithë kreditorëve të Gjallicës, numër që i kalon të 300 mijë vetëve./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj