Milan mbylli miqësoret para kampionatit pa humbje dhe mbi të gjitha me një fitore bindëse në takimin me Monza për trofeun Silvio Berlusconi.

Skuadra e Paulo Fonseca mundi me rezultatin 3 – 1 atë të Alessandro Nesta, një ish-futbollist i Milan.

Saelemaekers realizoi i pari në të 11’. Maldini barazoi rezultatin në minutën e 34’, duke e mbyllur pjesën e parë 1 – 1. Pas pushimit fusha ishte vetëm për Milan. Jovic me të rinisur sfida dhe Reijnders në të 56’ vendosën fitoren e kuqezinjve.

Ky është trofeu i dytë që mbahet për nder të Silvio Berlusconi, i cili ka zotëruar si Milan dhe Monza. Ai u shua më 12 qershor të 2023.

Tv Klan