Vetëm pak pas lajmeve se ka kërkuar sërish divorcin nga Offset, Cardi B ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së tretë.

“Me çdo fund vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë stinë me ty, ti më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha kam rifituar fuqinë time! Më kujtove se me ty mund t’i kem të gjitha! Më kujtove se nuk kam pse të zgjedh midis jetës, dashurisë dhe pasionit tim! Të dua kaq shumë dhe mezi pres të shohësh çfarë më ke ndihmuar të arrij, çfarë më ke shtyrë të bëj! Është shumë më e  lehtë të marr kthesat e jetës dhe t’i kaloj provat në qetësi,  por ti, motra dhe vëllai yt më keni treguar pse ia vlen të ecësh përpara!”

Reperja ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, sipas një burimi për Page Six. Burimi s’ka zbuluar detaje, por Cardi po kërkon kujdestarinë e fëmijëve dhe këtë herë nuk tërhiqet.

Kësaj radhe nuk ishin thashethemet që Offset e kishte tradhtuar që e bënë Cardi-n të merrte këtë vendim.

“Ata janë distancuar. Kjo më shumë se çdo gjë tjetër e bëri atë të merrte këtë vendim. Kjo është diçka që ajo dëshiron që ta bëjë”.

Që  prej fillimit të martesës, ka pasur gjithnjë fjalë se Offset nuk ka qenë besnik ndaj reperes. Këtë javë, ai mohoi fjalët se ishte parë në publik me një grua që kishte qenë i lidhur në të shkuarën.

Cardi kërkon kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre. Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se Cardi është në pritje të një fëmije të tretë, por ajo nuk kishte konfirmuar asgjë.

Divorci nuk ishte surprizë për Offset sepse “të dy kanë disa kohë që përpiqen të kuptojnë si do të jetë e ardhmja”. “Nuk është diçka që ndodhi papritur. Të dy kanë qenë në të njëjtin mendim. Ata janë larguar dhe ndjenja vetëm është forcuar me kalimin e kohës. Ka qenë e pashmangshme”, shti burimi.

Çifti pati një periudhë kur shpërtheu në akuza ndaj njëri-tjetrit, por më pas vendosi ta provonte sërish. Tashmë ata kanë pranuar se situata nuk mund të vijojë më, ndërsa Cardi është shprehur e gatshme për të vazhduar përpara. Sipas raportimeve, ajo dëshiron që gjithçka të mbyllet paqësisht./tvklan.al