Marrin pjesë në gara ata që nuk kanë lidhje me dopingun dhe pa flamur

Gjykata e Arbitrazhit në Sport vendosi të ulë në 2 vjet përjashtimin e Rusisë për shkak të skandalit të dopingut dhe do të jetë i vlefshëm deri më 16 Dhjetor të 2022. Një përgjysmim i dënimit të dhënë në 2019.

Kjo do të thotë që asnjë sportist nuk mund të garojë me flamurin rus. E drejta do t’i jepet vetëm atyre që dëshmojnë se nuk kanë lidhje me këtë skandal dhe duke u përfaqësuar si atletë neutralë.

Në këtë vendim përfshihen aktivitetet botërorë mes tyre Lojërat Olimpike Verore e Dimërore në Tokio në 2021 dhe Pekin në 2022 apo Kupa e Botës në futboll në 2022.

Tv Klan