Scholz zgjat në kohë funksionimin e tyrë për të përballuar dimrin dhe shkëputur varësinë nga Rusia

Kriza e energjisë ka shtyrë Gjermaninë drejt një hapi të papritur. Kancelari gjerman mori vendim që tre centralet bërthamore të jenë funksionale deri në muajin Prill të vitit të ardhshëm.

Ndërkohe që ishte parashikuar që të ndaleshin punimet në termocentrale përkatësisht në Isar 2, Neckarëestheim 2 dhe Emsland.

Shehti gjerman siguron 6 për qind të energjisë elektrike përmes këtyre centraleve . Ndërsa ka qenë ish-kancelarja Merkel e cila njoftoi për mbylljen e tyre pas ka katastrofës bërthamore në Fukushima më 2011. 

Përveç vazhdimit të punës të centralet bërthamore, autoritetet gjermane kanë marrë vendim për të rikthyer në jetë termocentralet me thëngjill.

Scholz ka ndryshuar strategjinë e mëparshme pasi Gjermania është e varur nga energjia ruse dhe ka nevojë  emergjente për të krijuar rezerva në dimër.   Vitin e kaluar, Gjermania siguroi 55 për qind të gazit që i duhet, nga Oska, mirëpo kjo shifër zbriti në 35 për qind gjatë verës. Masat e Berlinit nuk ndalen këtu pasi po planifikohet shkëputja totale nga gazi rus.

Klan News