Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Brenda katër vjetësh numri i abonentëve të Telekomit është shtuar pesë herë. Ky central i ri, i shton kryeqytetit edhe 35 mijë numra të tjerë. Meqë në Tiranë tani bëhen rreth 100 mijë telefona edhe numri i telefonit bëhet nga 5 me 6 shifra. Ky investim ka kushtuar 13 milion dollarë.

Në prani të presidentit dhe kryeministrit, drejtori i përgjithshëm i Telekomit Dhimitraq Rafti, premtoi se brenda Tetorit, në të gjithë vendin 65 mijë abonentë të rinj, do t’i shtohen rrjetit kombëtar të telefonave. Ky zgjerim mundësohet nga vendosja e gjashtë centraleve të rinj digjital të teknologjisë Siemens./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti