Lajme Arkiva – TV Klan 2001

6 Janari është dita e pagëzimit të Krishtit. Si çdo vit në këtë ditë në Durrës kryet riti i hedhjes së kryqit në det. Një grup njerëzish u nisën nga kisha Ortodokse për në portin e qytetit. Ndërkaq pas disa pengesash nëpër postblloqe, grupi i njerëzve me kryqin në krye, arritën në brigjet e detit, ku u hodh edhe kryqi në ujë. Pas hedhjes së kryqit, katër djem hidhen dhe gjejnë kryqin duke e nxjerrë atë sipër ujit.

Edhe në qytetin e Elbasanit me mijëra besimtar ortodoksë, morën pjesë në hedhjen e kryqit të artë në lumin Shkumbin. Me këtë rast kryepeshkopi i Shqipërisë Janullatos, ka mbajtur një meshë të veçantë në kishën Shën Koll të qytetit. Më pas në urën mbi lumin Shkumbin kryepeshkoi hodhi kryqin e pagëzimit, ndërsa i riu 23 vjeçar Dritan Kurti nga lagjja Shën Koll gjeti kryqin e hedhur në lum.

Ndërsa ceremoninë e sotme në qytetin e Beratit e drejtoi thespoti i dioqezës së Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë. Pas faljes së kryqit në kishën e Shën Spiridonit, besimtarët u drejtuan drejt urës së Gorricës nga ku u bë hedhja e kryqit në lum. Kryqi u kap nga i riu Aleksandër Laska, i cili pas dorëzimit të kryqit mori bekimin e hirësisë së tij thespotit Ignantit./tvklan.al