Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, paraqitet në Gjykatën e Lartë dhe deklaron se nuk është i pandehur dhe as nën akuzë për çështjen Durrës-Kukës. Në orën 10:00, së bashku me avokatin e tij mbrojtës Lulzim Basha, zuri vend në sallën e gjykatës ku qëndrojë për 3 orë me radhë. Në gjykatë ka qenë dhe ish-vartësi i tij, sot Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma dhe avokati ligjor Genc Gjokutaj.

Kjo ishte seanca e parë gjyqësore për këtë çështje. Avokatët kanë qenë të parët që i kanë drejtuar gjykatës kërkesat paraprake. Ata pretenduar se në aktet e përcjella për gjykim nga ana e prokurorisë, kjo gjykatë nuk ka kopetencë për ta shqyrtuar dosjen.

Seanca u zhvillua pa praninë e kamerave, pas kërkesave paraprake të avokatëve mbrojtës të Lulzim Bashës dhe Andi Tomës, trupi gjykues kërkoi më shumë shpjegim lidhur me pretendimet e palëve. Barrën e provës në gjithë këtë ballafaqim ligjorë e patën prokurorët, të cilët shpesh u detyruan të pranojnë se kanë shkelur ligjet dhe procedurën.

Hetimet për Durrës-Kukës janë konsideruar në këtë fazë nga avokatët si një rast i pa precedent. Organi i akuzës sipas avokatit të Bashës e ka futur këtë çështje në një rrugë pa krye. Lulzim Basha dhe Andi Toma u thirrën dhe u morën të pa ndehur për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera në një kohë që të dy shkallët e para të gjyqësorit kishin vendosur mbylljen e afateve hetimore për prokurorinë.

Prokurorët e kontestuan këtë fakt duke e deklaruar se personat e marrë nën hetim kishin refuzuar të paraqiteshin në prokurori, ndaj ata ishin detyruar që një ditë përpara përfundimit të afateve të dërgojnë me post Ministrit të Jashtëm një kopje të dosjes penale. Gjyqtarët ngulmuan të dinë më shumë për këto veprime që konkluduan të jenë kryer në një kohë reale brenda 1 dite.

Në datën 5 janar, duke e shkelur zbatimin e një urdhri kategorik të sanksionuar me ligj. Prokurorët njëkohësisht kanë kopsitur dosjen, e kanë postuar atë tek të pandehurit dhe po brenda datës 5 janar 2009 e kanë dërguar dosjen në Gjykatën e Lartë.

Ndryshe nga ç’ndodh nga gjykata të tjera penale, në këtë seancë nuk është lexuar kërkesa për gjykim. Ky proces pritet të marrë një vendim përfundimtarë në datën 16 mars, kur trupi gjykues do të shprehet nëse çështja Durrës-Kukës do të gjykohet si e tillë.

Lulzim Basha: “S’merrem me fabula të prokurorisë, këtu jemi në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë. Sot kemi bërë parashtrimet tona, sa i përket pa rregullsive, shkeljeve ligjore dhe kushtetuese të prokurorisë në proces. Presim vendimin  gjykatës”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Klodian Keçi

Montazh: Ergis Hasanbelli