Youtuberi i famshëm botëror “Speed” ka ardhur në Shqipëri. Ai është takuar në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit.

Vetë youtuberi ka publikuar një video ku ndodhet brenda godinës së Qeverisë së bashku me Ramën.

Kryeministri i tregon youtuberit albumin me pikturat e tij. Youtuberi “Speed” shihet që mban veshur fanelën e kombëtares shqiptare.