Chelsea është një nga klubet që ka shpenzuar më shumë në vitet e fundit. Lojtarë të shumtë të afruar, por që kanë rezultuar larg pritshmërive.

Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Col Palmer. Sulmuesi anglez, ishte padyshim një nga zbulimet më të mëdha në Premier League, për sezonin e kaluar.

Në një sezon tejet të vështirë për londinezët, Palmer ishte më i miri, duke shënuar 25 gola dhe 15 asiste, në 45 ndeshje të zhvilluara.

Pikërisht kjo formë e treguar, i ka mahnitur së tepërmi drejtuesit, që kanë gati shpërbilimin për lojtarin. Sipas “The Athletic”, Palmer ka marrë propozimin për zgjatjen e kontratës.

Chelsea i ka ofruar rinovimin deri në vitin 2033, ndonëse 22-vjeçari ka ende edhe gjashtë vite të mbetura.

Gjithashtu londinezët i kanë ofruar edhe ndjeshme të pagës së tij, si shenjë vlereësimi dhe për ta “blinduar”. Projekti i ri i trajnerit Enzo Maresca, do të fillojë pikërisht nga Palmer, që shihet si pika kyçe e skuadrës.  /tvklan.al